Luiza Gega e para në baterinë e 3000m/p, kualifikohet për në finalen e Europianit

18 Gusht 2022
9:35
Telesport
back button

Atletja shqiptare Luiza Gega ka shkëlqyer mëngjesin e sotëm në bateritë e garës së 3000 metrave me pengesa në Europianin e Atletikës që po zhvillohet në Mynih (Gjermani). Ajo zuri vendin e parë në baterinë e saj (bateria e parë), duke dhënë kohën 9’30”93.

Gega ka dominuar në pistë gjatë kësaj gare, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale. Në pjesën e parë të garës, ajo ka qenë në grupin e atleteve kryesuese, ndërsa në pjesën e dytë arrin të shkëputet e të garojë e vetme, duke mos e diskutuar fitoren. Në këtë garë, Gega bëri një paraqitje të shkëlqyer, duke patur gjithnjë nën kontroll rivalet e saj.

Atletja kuqezi, e pesta në planet në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen e 20 gushtit. Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha në këtë Europian për Gegën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit