Musta tregon kush e bindi për Kukësin: Debreceni? I kalueshëm!

29 Qershor 2019
14:25
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka afruar në skuadër Emiljano Mustën duke i rrëmbyer Flamurtarit një nga lojtarët më të mirë. Mëngjerashi luan në disa pozicione, nga mbrojtja në mesfushë dhe mund të përdoret si "xhol" nga trajneri Ernest Gjoka. 

Elbasanasi ka folur për zyrën e shtypit nga Ohri, aty ku verilindorët po zhvillojnë fazën përgatitore. "Dy vitet e fundit isha pjesë e Flamurtarit. Kërkoja një ndryshim në karrierë dhe pas shumë bisedave me presidentin Gjici, ishte ai që më bindi bashkë me drejtorin Nexhipi". 

Europa – "Çdo ekip ka lojtarët e tij të mirë dhe Kukësi është një ekip me shumë cilësi. Është një nga ekipet më të mira në kampionat. Europa është mjaft e rëndësishme për çdo futbollist, pasi është pjaca më e lartë. Sa më shumë ture të kalosh, aq më mirë është për ne, për klubin dhe për të gjithë".

Presioni – “Normalisht kemi folur me profesorin. Kemi pasur biseda se ku mund të luaj dhe si. Presin më të mirën nga unë, sikurse edhe unë nga vetja. Presioni është i pandashëm për lojtarët, por nuk kam shumë presion. Mundohem të bëj punën time në fushë. Lojtarë kanë ndeshje të mira dhe të këqija, por me rëndësi ”.

Debreceni –  “Është një ndeshje jo shumë e vështirë, por edhe jo shumë e lehtë. Nuk janë të pakalueshëm. I kemi parë disa video dhe kanë ekip të mirë, por mund të kualifikohemi më tej. Debreceni duhet vlerësuar maksimalisht. Së bashku, me forcën e grupit, mund ta kalojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit