Nexhipi zbulon prapaskenat: Biseduam me tre kandidatë, ja pse zgjodhëm Shehin

2 Mars 2020
12:25
Alfred Lleshi
back button

Nderim Nexhipi tha këto fjalë, gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kukësit, Orges Shehi: “Në emër të klubit i urojmë mirëseardhje Shehit. Është një kapitull i ri. Po marrim një trajner, që ka eksperiencë si lojtar. E nisi si trajner te Skënderbeu. U tha që Gjici i mbështet trajnerët e rinj. Nuk është rastësi kjo përzgjedhje. Morëm një trajner me ambicie. Duam titullin dhe Gesi është një kampion. Kemi rënë dakord për deri në fund të sezonit. Uroj të kemi një ecuri të mirë. Skuadra nuk është ku duhet tani. Shpresoj ta kalojmë këtë krizë, çdo ekip e kalon një periudhë të tillë. Uroj të japin të gjithë maksimumin për të arritur objektivin.

Kemi pasur disa bisedime, ishin tre kandidatë për këtë pozicion. Vendosëm për trajnerin, që është këtu. Është shkruar shumë pas largimit të Duros, të cilin e falënderojmë për kontributin. Jemi të gjithë të varur nga rezultatet. Kur nuk vijnë ato, ka edhe ndryshime. Kemi biseduar me disa kandidatë, por nuk dua të ndalem tek emrat e përveçëm. Gega? Ka pasur një bisedë. Pas bisedimeve me Gesin, zgjodhëm atë. Ka dalë shumë herë kampion. Është zgjedhje, që besojmë të jetë e duhura. Kur ndryshohet trajneri, të gjithë janë fajtorë. 

Nuk është situatë e këndshme, kur ndryshon trajneri. Kemi ekip të kompletuar, që e synon titullin dhe Kupën e Shqipërisë. Presidenti Gjici ka bërë maksimumin për të ndërtuar ekipin. Ka edhe krizë, siç po na ndodh ne, duke u ndëshkuar në fund. Me trajnerin e ri do ta kalojmë këtë ngërç. Nuk më tremb asgjë për trajnerin e ri. Kemi shumë besim tek Gesi. E di mentalitetin që do përcjellë te grupi. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Vetë ish-portieri durrsak foli shkurt, duke dashur ta dëshmojë veten me punë dhe rezultatet: “Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin, sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit