Përballje titulli në Kamzë, Partizani vëzhgon rivalët

7 Dhjetor 2018
10:26
back button

Ora 14.00, Kamzë: luhet një finale e vogël në Superiore, sepse Kukësi pret Skënderbeun, një nga sfidat që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar në vitet e fundit.

Kukësi vjen nga dy fitore rresht dhe kërkon vazhdimësi, përveçse lojë të bukur, gjë që nuk e ka bërë shpesh, aq sa presidenti Safet Gjici ditët e fundit ka kritikuar skuadrën, duke i kërkuar paraqitje më të mira se ajo e fundit, në Gjirokastër.

Ndërkaq, Skënderbeu është në siklet, sepse në 4 ndeshjet e fundit ka mundur vetëm Flamurtarin, me shumë fat, ndaj diçka nuk po shkon dhe trajneri Shehi sot pret përgjigjet e duhura nga një ekip që në fakt mbetet shumë pranë kreut dhe ka treguar se nuk është inferior ndaj askujt.

Fazën e parë fitoi Skënderbeu dhe në harkun e 4 ditëve Kukësi u mund edhe nga Partizani, ndaj nëse historia përsëritet praktikisht verilindorët i lajnë duart me titullin dhe ndoshta tronditet edhe stoli i Armando Cungut. Duhet kujtuar që këtë sezon Kukësi është mundur nga Skënderbeu, Partizani dhe dy herë nga Flamurtari, ndaj një farë ngërçi psikologjik mund ta ketë sot.

Ndërkaq, Partizani ndjek i qetë sfidën dhe ndoshta shpreson te ndonjë barazim, por edhe te ndonjë karton për lojtarë si Shameti e Reginaldo, të cilët pezullohen për javën e ardhshme nëse ndëshkohen.

Për ndeshjen e sotme Kukësi është i plotë, edhe pse Shkodra e Rrumbullaku nuk janë në formë perfekte dhe pritet ta nisin nga stoli, ndërsa te Skënderbeu mungon lideri i mbrojtjes Radas, i pezulluar.

Formacionet e mundshme

KUKËSI – SKËNDERBEU

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Krasniqi, Shameti, Cuculi, Limaj, Dzaria, Kordeiro, Çyrbja, Ethemi, Reginaldo. Trajner: Armando Cungu.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Oto John. Trajner: Orges Shehi.

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Arbër Zalla, Emirion Sino.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit