Prenga pranon dështimin absolut: Përgjegjësitë i mbaj unë, pres të vijë sulmuesi

3 Shkurt 2019
16:41
back button

Laçi u mund 2-0 nga Luftëtari brenda në Kurbin, por fakti më shqetësues është loja e dobët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Besnik Prenga, i cili theksoi ishte një ndeshje shumë e dobët dhe merr përgjegjësitë e kësaj humbje.

Në një lidhje direkte për Supersport Prenga theksoi: “Unë mendoj se nuk funksionoi asgjë. Çdo gjë që kishim përgatitur ra poshtë. Pamë një kundërshtar që ishte me shumë energji dhe kishte ardhur për të marrë maksimumin. Kundërshtari kishte luftë për ekzistencë dhe mori pikët e plota. Unë mbaj përgjegjësi të plotë për këtë rezultat dhe në rast se do të merrnim pikë do të ishin pikë të pamerituara për ne.

Kemi një ekip më çuna shumë të rinj, që bëjnë ndeshje të mira, mobilizohen dhe japin maksimumin. Sot bëmë një ndeshje shumë të dobët. Këto halucinacione të rinjsh njihen, nuk mendoj se na vuri në gjumë fitorja e thellë e Kastriotit në Gjirokastër javën e kaluar. Të shpresojmë që të jetë vetëm një ditë e keqe. Ne shënojmë pak, jo se kemi probleme në sulm, por kemi lojtarë të rinj.

Të shpresojmë që ky rezultat të jetë vetëm si pasojë e një ditë të brishtë. Megjithatë, ne jemi skuadër që shënojmë pak. Berisha, 19-vjeç, nuk ishte në gjendje të luante, pasi u dëmtua ditën e fundit. Ne kemi pritur me kohë sulmues dhe me ardhjen e tyre shpresoj të jemi më mirë. Duhet të ishim të qetë, por goli që në fillim na dëmtoi shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit