Rrëfehet Usain Bolt: E kam ende shkëndijën, por ky person më tha të mos garoj më

11 Shtator 2021
9:53
Telesport
back button

Një muaj nga mbyllja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ish-atleti xhamajkan Usain bolt ka rrëfyer se e ka ndjekur me interes atë event. Rekodmeni i botës në 100 dhe 200 metra është tërhequr nga garat pas “Rio 2016” (në vitin 2017) dhe shprehet se tashmë për të nuk ka sanjë shans të rikthehet në pistë.

Është shumë vonë”, tha 35-vjeçari. “Nëse do të rikthehesha në garë, do ta bëja vetëm për Olimpiadën, që tashmë ka përfunduar. Në vitin 2019 i thashë trajnerit tim se çfarë mendonte nëse rikthehesha për Olimpiadën. Ai m’u përgjigj që as të mos e çoja ndërmend një gjë të tillë”, tha Bolt.

Unë i besoj trajnerit tim dhe bëra at që që ai më tha. Ai vendosi për jo dhe unë nuk u riktheva. Nuk e mohoj që e kam ende ndezur shkëndijën për të vrapuar në pistë, por tashmë është shumë vonë që kjo gjë të ndodhë sërish”, u shpreh usain Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit