Shehi largon presionin e kreut, por i trembet shumë Laçit

13 Dhjetor 2021
11:13
Alfred Lleshi
back button

Laçi-Tirana do të luhet nesër, prej orës 13:45 në stadiumin e kurbinasve. Një sfidë mjaft e fortë, që do të mbyllë javën e 13-të të Superiores. Bardheblutë janë kryesues, por ndiejnë tashmë presionin e Kukësit dhe Vllaznisë. Pra, një frenim nesër e ndërlikon shumë kreun në vazhdim. Trajneri Orges Shehi u shpreh kështu para gazetarëve sot, duke iu referuar transfertës kundër bardhezinjve të Mirel Josës:

“Ndeshje me shkallë vështirësie të lartë, Laçi ka ekip të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe në javët e fundit ka bërë shumë mirë. Nuk kemi rikuperuar ende Përgjonin dhe Xhixhën, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve tanë është gati.

Nuk ndikohemi nga presioni, por jemi të përqendruar te ndeshjet tona. Në krahasim nga faza e parë, kemi bërë më mirë në 3 ndeshjet e fundit, pasi kemi marrë 7 pikë. Nuk ka ndeshje të lehta, pasi edhe ato që janë të lehta në letër bëhen të vështira.

Të gjithë ekipet që janë pretendente mundohen të bëjnë lojën e tyre dhe jo të prishin lojën e kundërshtarit. Laçi? Problem do të jetë vetëm nëse nuk japim çfarë kemi. Kundërshtari ka pikë më shumë në krahasim me fillimin e fazës së parë. Është ndeshje e vështirë për shkak të cilësisë, ndryshimit dhe pikëve që kanë marrë kurbinasit.

Nuk mendoj se duhet të kemi vetëkënaqësi, pasi na presin shumë ndeshje të tjera në vazhdim. Është e vështirë krijosh diktatin në lojë, por nëse kundërshtarët tregojnë respekt, kjo dëshmon se kemi bërë mirë. Nuk duhet ta ulim vëmendjen dhe përqendrimin. Jam i foksuar vetëm te skuadra ime dhe jo të kundërshtarët”.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit