“Snajperi” Nwaubueze çmend Turqinë, 3 ekipe në garë për të

22 Dhjetor 2019
9:48
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze, është një nga zbulimet më të mëdha të sezonit. Kurbinasit e afruan nga Drita dhe deri tani lojtari nuk ka zhgënjyer. Ai shënon rregullisht dhe është kthyer në makthin e mbrojtjeve kundërshtare. Amerikani mbetet pika më e fortë e skuadrës kurbinase dhe formacionit të trajnerit Armando Cungu. 

Paraqitjet e tij të mira në edicionin aktual  kanë rritur interesin drejt tij. Klubet turke po e monitorojnë me kujdes, pasi e shohin si lojtarin e duhur për ta rrëmbyer, nisur dhe nga potenciali i tij i madh. 

Mediet turke bëjnë me dije se Adana Demirspor dhe Altay kanë shfaqur interes për lojtarin e Laçit. Futbollisti tundohet dhe nga interesimi i Rizesporit, që ndryshe nga ekipet e ligës së parë, luan në Superligën turke. Tre opsione që mund të kënaqin financiarisht dhe kërkesat e Laçit, megjithatë drejtuesit nuk kanë ndërmend ta shesin në janar, as në verë pa kaluar aventura e mundshme europiane. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit