Starova: Barazuam me ekipin më të fortë të kampionatit, çuditërisht na goditi vetëm ne virusi!

1 Shtator 2019
18:13
back button

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” për barazimin 1-1 ndaj Kukësit. “Ishim afër fitores, por duhet pranuar që ngarkesa psikologjike e mungesëve të pikëve dhe fatkeqësisht virusi gripal që goditi vetëm ekipin tim çuditërisht, pasi pyeta edhe te ekipet e tjera, ndikuan jo pak… Më pëlqeu loja! U përballëm me ekipin më të fortë të kampionatit, që mundi Partizanin kampion”.

“Duke pranuar që më vjen keq që nuk morëm fitoren, më vjen mirë që loja po vazhdon të jetë e mirë. Golat kanë ardhur të tre nga Nëabueze, por jo sepse nuk kemi krijuar, pasi edhe Xhixha ka qenë i rrezikshëm. Janë edhe të tjerët, por kemi kohë të bisedojmë dhe të përmirësohemi”.

“Fakti që barazuam lojën dhe që luajtëm mirë, më kënaq. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit