Starova: Gabuam shumë, shfaqëm një mangësi të papritur

22 Shtator 2019
18:14
back button

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, ka analizuar barazimin 3-3 të marrë në fushën e Flamurtarit në intervistën e dhënë në fund të ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”.

“Kemi bërë një hap fals sot, sepse erdhëm këtu për të marrë 3 pikë të nevojshme për skuadrën, por shfaqëm papritur një mangësi të madhe: pësimi i golave nga goditje standarde pavarësisht lojtarëve shtatlartë që kemi në ekip”.

“Luhatjet e ekipit? Tani, nëse e kthejmë kokën mbrapa mund të themi se kemi luajtur mirë dhe donim të merrnim 3 për renditjen, por sot kemi bërë shumë gabime. Tre gola janë shumë për ne”, ka thënë Starova.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit