Starova i zhgënjyer: Na mungon fati, duhet analizuar situata!

6 Tetor 2019
16:23
back button

Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli pas barazimit me Bylisin në Supersport. Numri një i stolit është shumë i zhgënjyer me rezultatin dhe barazimin e 3 radhazi, pasi ekipi sipas “Bobit” po luan mirë. 

Ndeshja – “Krijuam raste edhe në pjesë të parë. Është e vështirë ndaj një ekip që mbrohet fort me gjithë ekipin. Sërish krijuam dy tre raste, me Xhixhën që nuk dha topin e fundit. Pati edhe Teco e Domgjonoi. Më vjen keq që skuadra nuk u shpërblye me fitore. Është hera e tretë që nuk po i afrohemi dot kryesuesve. Do ishte çliruese edhe për anën psikologjike”

Loja – “Nuk kemi vuajtur nga mënyra e lojës, këtë e them me bindje. Mund të kishim katër pikë më shumë dhe kuptohet ku të çojnë. Shikoni del Skënderbeu i pari, me humbje të thella me Vllazninë dhe Bylisin. Ky është kampionati. Luajtëm drejt, bëmë presing, i provuam të gjitha. Të krijosh kaq shuam raste është e vështirë. Luajmë mirë, por jemi pafat. Meritonim tre pikët”.

Fati – “Jam i detyruar të analizoj këto javë kampionati. Mendoj se skuadra ka luajtur mirë gjithë kohën, edhe ju e keni parë. Kemi humb dy raste të mira në Vlorë dhe me Kukësin, luajtëm shumë mirë me Partizanin. Kur nuk jemi te pretenduesit, atëherë dalin gjëra të tjera. Idetë janë të qarta. Luajmë mirë, nuk lejojmë kundërsulmet, krijojmë raste. Me pak fat do flisnim ndryshe. Vetëm rezultatet mungojnë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit