U mund me përmbysje të dyfishtë, Gjoka: “Gjëra që ndodhin…!”

12 Maj 2019
19:07
back button

Arkitekt i një loje me rezultat shumë të dyshimitë ndaj Luftëtarit, e përfunduar me fitoren e gjirokastritëve 3-2, pas një përmbysje të dyfishtë, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka përgatitur alibinë për dështimin e verilindorëve, duke mos kursyer edhe urimin për Partizanin, tashmë zyrtarisht kampion të Shqipërisë.

“Ndjejmë keqardhje për këtë humbje, por janë gjëra që ndodhin. Ishte një ndeshje, të cilën me pak qetësi dhe qartësi, mund ta kishim fituar, por shkoi kështu si shkoi. Sigurisht që ndikuan edhe lodhja e ndonjë tjetër problem që patëm me dëmtimin e Shkurtaj dhe Ethemin. E rëndësishme është që tani të shohim përpara”, komentoi trajneri i Partizanit.

“Partizanit i urojmë suksese, pasi ka qenë një kampionat të cilin e ka merituar totalisht. Unë e di se sa vuajtje, stres dhe mundim ka për të dalë kampion. Këtë titull Partizani e meritoi dhe e mori. Urime!”, u shpreh Gjoka ndër të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit