Vesel Limaj: Tani jemi më të qetë, nuk mendojmë për Partizanin!

2 Mars 2019
16:40
back button

Vesel Limaj është shpallur lojtari i ndeshjes, pas fitores së Kukësit ndaj Luftëtarit. Ai ka folur për “Supersport”, duke treguar edhe çelsin e suksesit të Kukësit në ndeshjet e fundit. Autori i golit të parë të Kukësit ndaj Luftëtarit, tha se skuadra është më e qetë në fushën e lojës.

Ndeshja?- Jemi më të qetë në fushë, mbajmë më shumë topin se në javët e fundit. Kemi pasur lojëra jo të mira, por tani kemi ritëm më të mirë.  Konkurrenca është e madhe, por lojtarët na ndihmojnë. Musolli me eksperiencën që ka është një lojtar shumë i mirë, na ndihmon shumë. 

Partizani asist, do jeni më të përqëndruar tani?- Normalisht na pret një ndeshje shumë e vështirë me Korçën, nuk mendojmë për Partizanin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës.

Je përshtatur në ekip? – Normalisht ndihem mirë si me Musollin si me Dzarian, janë me shumë eksperiencë. Më ndihmojnë shumë brenda dhe jashtë fushe. Kam kontratë me Kukësin dhe do vazhdoj këtu, nuk mendoj për kund tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit