VIDEO: Momenti kur rrufeja godet disa futbollistë!

18 Shtator 2019
14:44

Një ndeshje futbolli mes kolegjeve në Xhamajka nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi 5 futbollistë të rinj është dashur të marrin trajtim në spital, duke qenë se një rrufe shkarkoi në fushë, teksa ata ishin duke luajtur.

Për pasojë dy prej tyre morën lëndime më të mëdha, duke e kaluar natën në spital dhe ekzaminimet e kryera treguan se njëri kishte probleme në gjoks dhe tjetri në kokë. Tre të tjerë morën mjekimin e nevojshëm dhe u rikthyen në shtëpi.

Momenti është filmuar dhe është shpërndarë në mbarë botën, teksa duken dy lojtarë që bien në tokë dhe mbajnë fort me duar kokën e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit