Nuk ka më epitete për të përshkruar sezonin e madh që po bën Liverpool.
Skuadra e Arne Slot po dominon në Premier League, me Arsenal-in e vendit të dytë që tani ndodhet 13 pikë larg, por me një ndeshje më pak.
Trajneri i Të Kuqve, Arne Slot, ka thënë për BBC pas fitores 2-0 ndaj Newcastle:
“Kjo fitore ka qenë shumë e ngjashme me fitoret e arritura në ndeshjet e mëparshme. Ka qenë e vështirë kundër Manchester City, por ajo është një çështje më vete”.
E ancora: “Gjëja më e rëndësishme është se pas ndeshjeve kundër Everton, Wolves dhe Villa, njerëzit kanë filluar të na vënë në diskutim. Më pas duhet të reagosh ndaj kësaj”.
Në lidhje me sekretin e Liverpool-it: “Vetëm ata që duan të arrijnë diçka gjejnë një marsh më shumë për të fituar ndeshjen pasuese. Është bukur të marrësh komplimente.
“Morëm shumë të tillë pas ndeshjes me City-n, por para atij takimi kishim marrë dy barazime dhe kishim bërë një ndeshje jo shumë të bukur kundër Wolves, kështu që ishim vënë në diskutim.
“Nëntë persona nga dhjetë thonë se duhet të punojmë më shumë, por kjo ishte një sfidë e ndryshme, sepse njerëzit ishin shumë pozitivë pas ndeshjes me City-n, dhe kjo kërkon një forcë mendore të ndryshme për t’u përballur me një skuadër të vështirë si Newcastle pak ditë më pas”.







