Guardiola këshillon Chelsea-n për Marsca-n: “Ja çfarë duhet të bëjnë”

16 Gusht 2024
16:49
Denis Hakanaj
back button

Chelsea do të përballet me kampionët në fuqi të Premier League, Manchester City, në javën e parë të sezonit të Premier League të dielën, më 18 gusht.

Një sfidë brenda sfidës do të jetë ajo mes mësusesit Pep Guardiola dhe nxënësit Enzo Maresca.

Përpara ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt kishte disa këshilla për Chelsean në lidhje me nxënësin e tij. Të dy ishin bashkë te City gjatë sezonit 2022-23 kur Maresca u kthye pas kohës së tij te Parma.

City fitoni tripletën atë sezon përpara se 44-vjeçari të kalonte te Leicester City.

Duke folur për Maresca-n dhe pritshmëritë e tij për Chelsean, Guardiola shprehu besim të fortë te italiani, por këshilloi bordin e Chelseat që t’i jepte kohë për të zbatuar idetë e tij në fushë.

“Këshilla ime: jepini atij kohë. Nëse ata, pronarët e Chelsea, pranojnë këshillën time, jepini Enzos kohë dhe do të funksionojë. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë. Nuk e di nëse Chelsea është vendi për ta bërë këtë, por jepini ka kohë dhe ai do të punojë”, tha Guardiola.

Spanjolli foli edhe për merkaton e Chelsea-t.

“Gjatë gjithë kohës që njerëzit gjykojnë Man Cityn, nuk do të jem i pari që do të them atë që bëjnë të tjerët. Ata mund të bëjnë atë që besojnë se është më e mira për ekipin. Jam shumë i sigurt që ata e bëjnë atë. Por nëse shihni lojtarët e skuadrës, më shumë se 40 lojtarë… Është shumë!”, shtoi Guardiola.

Chelsea dhe Manchester City janë përballur tashmë një herë këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku City fitoi 4-2, falë një tregolëshi të Erling Haaland. Tifozët e bluve do të shpresojnë për një paraqitje më të mirë në shtëpinë e tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit