Merkato po i afrohet fundit dhe Manchester City ende nuk ka gjetur një zulmues që do të zëvendësojë Julian Alvarez. Trajneri Pep Guardiola ka folur për mundësitë që skuadra e tij të bëjë ndonjë lëvizje tjetër para mbylljes së merkatos.
“Unë nuk se do të kemi më blerje, por nuk e di se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos. Ndoshta diçka ndodh në aspektin e lëndimeve ose tregu ofron diçka të papritur që na përshtatet financiarisht apo edhe taktikisht”, tha trajneri i City.
Pak ditë më parë, te kampionët e Anglisë u rikthyer Ilkay Gundogan. Mediat britanike shprehen se një gjë e tillë mund të përsëritet edhe me Raheem Sterling, që pas dy vitesh te Chelsea mund të rikthehet te kampionët e Anglisë.
“Ai është një lojtar i Chelsea. Ndihem shumë i lidhur me kohën kur jetuam së bashku me Raheem. I uroj atij gjithë të mirat, por ai është një lojtar i Chelsea. Nëse do të më bënit këtë pyetje kur Gundogan ishte në Barcelonë, unë do të përgjigjesha të njëjtën gjë”, tha Guardiola.