Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, foli për “Sky Sport” në kuadër të ndeshjes së kthimit të fazës play-off të Conference League, ku “blutë” e Londrës do të luajnë në Zvicër kundër Servette.
Ai ka folur për sulmuesin anglez Raheem Sterling, duke i mbyllur përfundimisht derën. “Ai është një djalë fantastik, por e vetmja gjë për të thënë është se çdo trajner ka një ide të ndryshme nga paraardhësi”, tha Maresca.
“Sterling nuk është tipi i anësorit që më pëlqen. Kjo nuk i heq asgjë nga vlerat që ai ka, historia dhe shifrat flasin për Raheem. Preferoj të jem i sinqertë me lojtarët. Ata që nuk janë të përfshirë nuk do të jenë dhe nuk do të marrin minuta nëse qëndrojnë”, tha më tej trajneri italian.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë kur dritarja e merkatos të mbyllet nëse ata janë ende këtu. Ata që do të marrin minuta janë ata që mendoj se mund të na ndihmojnë në projektin tonë” tha Maresca, që u shpreh edhe për shkëmbimin e mundshëm mes Sancho dhe Sterling.
“Nuk duhet të nënshkruajmë një lojtar vetëm për hir të tij, por nëse mund të nënshkruajmë një lojtar që mundet. Për të përmirësuar veten, ne nuk mund ta kontrollojmë dritaren e tregut të transferimeve dhe shumë gjëra mund të ndodhin”, tha Maresca.