Shumë keqardhje për Chelsea pas barazimit 1-1 ndaj Crystal Palace në kampionat. Trajneri Enzo Maresca u shpreh i zhgënjyer nga pika e marrë: “E meritonim plotësisht fitoren. Kishim raste, kontrolluam lojën, nuk pësuam asgjë. Paraqitja ishte shumë e mirë, por fatkeqësisht nuk i morëm tre pikët”.
Më tej, trajneri italian ndalet te golat e pësuar: “Unë jam gjithmonë i shqetësuar. Më pëlqen të analizoj ndeshjen: Pësuam golin, por nuk pranuam asnjë rast tjetër. Pra nuk është problem në mbrojtje, por ne duhet të zgjidhim disa aspekte. Sigurisht që ne duhet të bëjmë shumë gjëra më mirë”.
“Unë kam besim të Jackson dhe klubi po ashtu. Ne po kërkojmë një sulmues tjetër, por i besojmë Nicolas. E thashë javën e kaluar, kur dritarja e transferimit ishte ende e hapur: Ai po bën mirë me ne. Jam shumë i lumtur me të pavarësisht se merkato pati surpriza në fund”, tha Maresca.
Në lidhje me ardhjen e Jadon Sancho, ai tha: “Jadon është këtu sepse ne e pëlqejmë atë lloj lojtari, veçanërisht në gjysmë ore të fundit kundër blloqeve të ulëta si sot. Kur përballesh me një ekip të tillë, mund të thuash se ne kemi nevojë për lojtarë të tillë”.