Phil Foden nuk ka gjasa të grumbullohet dhe të luajë me kombëtaren e Anglisë për shkak se është i sëmurë. Këtë lajm e konfirmoi sot trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Foden, i shpallur si lojtari më i mirë i vitit në PFA për sezonin e kaluar, ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon, në ndeshjen hapëse të City në Premier League kundër Chelsea.
Gjithsesi, 24-vjeçari është thirrur nga trajneri i ri i përkohshëm i Anglisë, Lee Carsley për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Republikës së Irlandës dhe Finlandës.
Por, Guardiola beson se mesfushori nuk do të jetë mjaftueshëm i aftë për t’u bashkuar me kombëtaren e tij. “Nuk mendoj kështu, të paktën për tani”, tha Guardiola.
“Mendoj se ai nuk do të shkojë, por nuk e di. Ai nuk ndihet mirë. Por, në ekipet kombëtare vendosin trajnerët e tyre. Ai nuk ndihet mirë. Është stomaku i tij që ka një virus të vogël”, tha më tej trajneri i “citizens”.