Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, është në dyshim për derbin e Londrës ndaj Tottenham ditën e diel, pasi dëmtoi kyçin e këmbës në ndeshjen e kombëtares së Austrisë ndaj Norvegjisë. Lojtari kishte nevojë për ndihmë për t’u larguar nga fusha.
Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbakken, tha: “Dukej keq edhe në dhomën e zhveshjes”, ndërsa mjeku i ekipit tha për dëmtimin si një “ndrydhje të vogël të kyçit të këmbës”. Gjithsesi, mesfushori do t’i nënshtrohet një skanimi MRI në Londër ditën tjetër.
Mbrohtësi italian Riccardo Calafiori gjithashtu pësoi një dëmtim gjatë kësaj periudhe me kombëtaren e vendit të tij, duke lënduar kyçin e këmbës në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës. Ai nuk luajti ndaj izraelit dhe tashmë është kthyer në Londër dhe po punon për të qenë gati për ndeshjen e së dielës.
Nënshkrimi i ri Mikel Merino, ka thyer shpatullën e tij në seancën e parë stërvitore për klubin dhe nuk pritet të debutojë para tetorit, ndërsa Declan Rice është pezulluar për shkak të kartonit të kuq kundër Brighton. Kështu, Sterling mund të debutojë me Arsenal këtë fundjavë.
Trajneri Mikel Arteta tani përballet me një dilemë rreth mënyrës se si të konfigurojë mesfushën e tij të dielën. Leandro Trossard mund të ndryshojë pozicion, ashtu si edhe Kai Havertz, por opsioni i fundit mund të varet nga disponueshmëria e Gabriel Jesus, i cili nuk është paraqitur që nga dita e hapjes së sezonit për shkak të një problemi në ijë.