“Po programojmë të ardhmen e Chelsea, lamtumira në fund të sezonit s’do të ishte fundi i botës”

13 Maj 2024
9:16
Telesport
back button

Mauricio Pochettino nuk e ka të sigurtë vendin e stolin e Chelsea për sezonin e ardhshëm. Skuadra londineze ka ende edhe dy ndeshje për të luajtur këtë sezon në Premier League (Brighton dhe Bournemouth), ku shpreson të kapë një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.

Ne kemi pasur tashmë disa takime për të organizuar sezonin e ardhshëm, duke përfshirë edhe turneun që do të ndërmarrim para fillimit të Premier League. Në përgjithësi, mund të themi se tashmë po punojmë së bashku për të ardhmen e Chelsea”, u shpreh Pochettino.

Nëse të gjithë janë të lumtur, kjo do të jetë perfekte, por jo vetëm për pronarët. Ndoshta mund të ketë pakënaqësi dhe vendosim të ndahemi. Nësedo të vinte një divorc, nuk do të ishte problem. Ky nuk do të ishte fundi i botës”, tha trajnei argjentinas.

“Blues” aktualisht janë në vendin e shtatë në renditje, me 57 pikë, baraz me Newcastle. Këto dy ekipe duelojnë për një vend në Europë sezonin tjetër, ndërkohë që kapja e Tottenham me 63 pikë duket një mission i pamundur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit