Pas ndeshjeve të Champions League në mesjavë, ditën e diel do të luhet supersfida e Premier League mes Manchester City dhe Arsenal. Për mediat, në prag të kësaj sfide ka folur mbrojtësi i “topcinjve” William Saliba.
“Sezonin e kaluar nuk humbëm ndaj tyre por ata fituan kampionatin, kështu që nuk po mendoj për hakmarrje. Ne fokusohemi më shumë te vetja jonë sepse Premier League nuk është vetëm kundër City, por kundër të gjitha skuadrave. Ndaj, duhet të fokusohemi te vetja sepse ka shumë ndeshje”, tha Saliba.
Më tej, mbrojtësi i Arsenal shtoi: “Të gjithë duam të arrijmë diçka. Të fitosh këtë Premier League nuk është e lehtë, por kur del dy herë i dyti, dëshiron të fitosh. Do të japim gjithçka, edhe më shumë se sezonin e kaluar, sepse nuk duam të përfundojmë në vendin e dytë, të tretë apo të katërt”.
“Ne duam ta fitojmë këtë kampionat dhe do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë. Arteta ka qenë trajneri përgjegjës për përparimin tonë të qëndrueshëm gjatë pesë viteve të fundit, duke na ndihmuar që t’i afrohemi gjithnjë e më shumë çmimit kryesor çdo sezon”, u shpreh Saliba.
“Ai është një trajner vërtet i mirë dhe ne jemi shumë të lumtur që e kemi këtu. Na ndihmon shumë të rritemi, veçanërisht një lojtar si unë. Kam mësuar shumë gjëra me të dhe jam bërë një lojtar më i mirë që kur kam punuar me të, kështu që jemi shumë të lumtur që e kemi dhe jam i sigurt se do të fitojmë disa tituj me të”, tha Saliba.