Arsenal-i thuhet se ka filluar të planifikojë një lëvizje për sulmuesin e Juventus-it, Dusan Vlahovic verën e ardhshme. Topçinjtë kanë hartuar një listë me emrat e gjashtë sulmuesve për merkaton e verës 2025, sipas TEAMtalk.
Arsenali përfundoi i dyti në kampionat sezonin e kaluar, vetëm dy pikë prapa Citizens. Londinezët ishin të lidhur shumë me sulmues të shumtë gjatë verës.
Klubi u përfol se ishte e interesuar për lojtarë si Ivan Toney, Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen. Raporte të shumta sugjeruan se Arteta ishte i prirur të sillte një sulmues në Emirates Stadium gjithashtu.
Megjithatë, klubi nuk arriti të merrte asnjë prej emrave të lartpërmendur.
Sipas TEAMtalk, Arsenali është i interesuar për nënshkrimin e Vlahovic verën e ardhshme. Sulmuesi i Juventusit pati një sezon të mirë sezonin e kaluar, duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje në Serie A.
Raporti pretendon se Topçinjtë kanë një listë me emratt e gjashtë sulmuesve për verën e ardhshme, duke përfshirë Vlahovic, Viktor Gyokeres, Jonathan David, Benjamin Sesko dhe Marcus Thuram.