Arsenal mposhti 5-1 Bolton në carabao Cup, sukses që erdhi falë talenteve që u akticizuan nga trajnerui Mikel Arteta. Mbi të gjithë spikati mesfushori 17-vjecar Ethan Nwaneri, shënues i dy golave, por edhe portieri Jack Porter, 18 vjec.
Ky i fundit vendosi edhe rekordin e portierit më të mirë në moshë që ka luajtur ndonjëherë për skuadrën e Arsenal. Trajneri spanjoll ka komentuar kështu paraqitjen e taleneteve që po rriten tek Arsenal.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me ta, sidomos kur shënoi Nwaneri. Performanca e këtyre të rinjve ishte shumë e mirë, janë të tmerrshëm. Ky ishte një tjetër hap përpara për të gjithë këta të rinj, jo vetëm për Nwaneri”, tha Arteta.
“Kjo ndeshje dhe lojë që ata bënë ishte një hap i madh për ta, pasi e shfrytëzuan mjaft mirë mundësinë. Këta të rinj janë pjesë e ekipit tonë, janë bashkuar me skuadrën e parë dhe do të luajnë sa herë e meritojnë”, tha Arteta.