City dhe Arsenal fitojnë me përmbysje dhe mbajnë hapin e Liverpool (Video)

5 Tetor 2024
17:57
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 3-2 Fulham-in në javën e shtatë të Premier League dhe është kthyer të jetë një pikë larg Liverpool-it kryesues.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Guardiola-s, me Citizens që kanë kaluar në disavantazh në minutën e 26-të pas një goli të Pereira.

MAN CITY-FULHAM – GOLAT – VIDEO

Kampionët në fuqi kanë përmbysur rezultatin me një dygolësh të Kovacic (32′, 47′) dhe kanë shënuar të tretin me Doku-n (82′). Muniz ka fiksuar shifrat në 3-2 (89′).

Fitore me përmbysje edhe për Arsenal-in, që ka mundur 3-1 në shtëpi Southampton-in.

ARSENAL-SOUTHAMPTON – GOLAT – VIDEO

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë në Emirates. Archer ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 55-të, ndërsa Havertz (58′), Martinelli (68′) dhe Saka (88′) kanë shënuar për Topçinjtë.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit