Pavarësisht se këtë verë transferimi i sulmuesit nigerian Victor Osimhen te Chelsea nuk u konkretizua, e përditshmja britanike “The Sun” konfirmon se londinezët do të provojnë sërish ta marrin në janar.
Osimhen u transferua në formë huazimi për një vit në Turqi, te Gallatasaraj, por duket se gjithçka mund të ndodhë me 25-vjeçarin, që është në pronësi të Napoli (rinovoi kontratën para se të ikte në Turqi).
Media britanike raportoi sot se Chelsea ka nisur sërish bisedimet për Osimhen, pasi ende shpreson ta bindë atë dhe klubin e Napoli për ta mbyllur marrëveshjen. Këtë herë s’ka për të qenë e lehtë, pasi lojtari kja nisur aventurën në Turqi.
Kjo do të thotë që edhe ekipi turk të marrë një dëmshpërblim financiar, gjë që duket se nuk e tremb Chelsea. Londinezët kërkojnë një sulmues me peshë, që të integrohet mirë me skuadrën fazën e dytë dhe të jetë gati për në Europë sezonin e ardhshëm.