Saliba “skuqet” për herë të parë, Arsenal pëson humbjen e parë në kampionat (Video)

19 Tetor 2024
20:25
Denis Hakanaj
back button

Arsenal është mundur 2-0 në fushën e Bournemouth në javën e tetë të Premier League.

Episodi që ka vendosur takimin ka qenë kartoni i kuqi parë në karrierë i marrë nga Saliba në minutën e 30-të për një ndërhyrje si lojtar i fundit.

BOURNEMOUTH-ARSENAL 2-0 – GOLAT+KARTONI I KUQ – VIDEO

Bournemouth ka arritur të përfitojë nga superioriteti numerik në pjesën e dytë duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 70-të me Christie dhe duke e mbyllur atë në të 79-ën me një penallti të Kluivert.

Lajmi tjetër i keq për Arteta-n është se Saliba do të humbasë ndeshjen kundër Liverpool-it fundjavën e ardhshme.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit