Skuadra e Chelsea vijon të befasojë në Premier League, duke mbrojtur vendin e dytë në renditje pas fitores së thellë 5-1 në fushën e Southampton. Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, po shijon këtë skuadër dhe këto rezultate, duke thurur lavde.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, një fitore e merituar dhe jam i kënaqur me lojtarët e mi sepse mund të shihni në fytyrat e tyre se ata janë të lumtur. Ky është objektivi ynë. Ne punojmë çdo ditë për t’i mbajtur ata të lumtur”, tha Maresca.
“Fitorja ndaj Southampton na dha një ndjesi shumë e mirë. Jam i lumtur të shoh se Chelsea është rikthyer protagonist. Kjo është një gjë e rëndësishme për klubin, lojtarët dhe tifozët tanë”, shtoi trajneri italian.
“Jam shumë i kënaqur me pesë golat që shënuam edhe pse në 15-20 minutat e para u munduam, pasi nuk po luanim ashtu sikurse e kishim përgatitur. Më pas sistemuam gjërat dhe loja ishte shumë më e mirë. Mund të shënonim më shumë, por pesë gola janë të mjaftueshëm”, tha Maresca.







