Portieri i Liverpool, Alisson Becker, u rikthye në fushë këtë mesjavë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Ai këmbëngul se lojtarët nuk janë makina apo robotë që mund të luajnë kaq shumë ndeshje brenda një sezoni dhe ato të jenë gjithnjë të një niveli të lartë.
“Sigurisht që ne nuk jemi makineri dhe do të kemi ditë jo shumë të mira, por e mira në futboll është që të kesh një shans tjetër për tre ditë. Ne vetëm duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Fulham të shtunën. Por, gjithashtu, të vetëdijshëm se duhet të përmirësohemi”, tha Alisson.
“Keni parë kaq shumë skuadra gjatë sezonit duke fituar trofe dhe ato nuk japin paraqitjet më të mira ndonjëherë. Kjo është pjesë e lojës. Ne përpiqemi të shohim gjërat e mia dhe të vazhdojmë sa më gjatë në këtë rrugë. Për fat të mirë po na vijnë disa lojtarë nga dëmtimi”, tha Alisson.