Aventura te Chelsea sërish e pafat për portugezin, gati huazimi në vendlindje që në janar

27 Dhjetor 2024
9:51
Telesport
back button

Edhe aventura e dytë te Chelsea, e sulmuesit portugez Joao Felix, nuk po rezulton aq e mirë sa shpresonte lojtari. Për pasojë, ai mund të largohet nga Chelsea në janar (ka një kontratë deri në vitin 2031 me londinezët).

Së fundi janë shtuar zërat për një interesim nga ana e skuadsës së Benfica, që kërkon të kthejë në gjirin e saj sulmuesin 25-vjeçar. Mësohet se klubet po bisedojnë për një huazim për 6 muaj të Joao Felix në merkaton e janarit.

Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur në total në 16 ndeshje (5 gola), por është aktivizuar në Premier League vetëm në 9 raste. Edhe ato, si zëvendësues.

Skuadra portugeze synon të marrë lojtarin deri në fund të sezonit, duke i dhënë më shumë mundësi aktivizimi. Joao Felix ende nuk ka vendosur, duke qenë se Chelsea po paraqitet mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit