Ipswich shtang Chelsea-n, Newcastle fundos United (Video)

30 Dhjetor 2024
22:55
Telesport
back button

Chelsea i është larguar akoma më shumë kreut pas humbjes 2-0 të pësuar në fushën e Ipswich në javën e 19-të të Premier League.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë sulmuesi i ri Delap, i cili ka zhbllokuar ndeshjen me penallti në minutën e 12-të dhe ka dhënë asistin për golin e dytë të shënuar nga Hutchinson në të 53-ën.

IPSWICH-CHESEA 2-0 – GOLAT – VIDEO

Chelsea barazoi me Joao Felix në minutën e 24-t, por goli i anulua për një pozicion jashtë loje nga VAR.

Vazhdojnë vuajtjet për Manchester United.

Skuadra e Amorim është mundur 2-0 në shtëpi nga Newcastle dhe ka regjistruar humbjen e tretë radhazi në kampionat.

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE 0-2 – GOLAT – VIDEO

Gjithçka është vendosur në minutat e para të pjesës së parë. Isak ka zhbllokuar sfidën në minutën e 4-t dhe Joelinton ka realizuar golin e dytë në të 19-ën.

Ndalet edhe Aston Villa, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 2-2 në shtëpi kundër Brighton-it.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit