“Merkato e janarit? Është shumë më e kufizuar se ajo e verës, por nuk e di. Pritshmëria dhe ëndrrat e njerëzve janë diçka pozitive”, ka thënë trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta.
Spanjolli ka folur në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes ndaj Brighton-it.
A kanë nevojë Topçinjtë për një sulmues të ri që mund të shënojë gola për të fituar titullin në Premier League në vitin në të cilin City tani duket jashtë garës, me Liverpoolin kandidatin kryesor për triumfin final?
“Nuk e di, mund të jetë një perceptim, mund të jetë realitet. Të blesh dikë nuk mjafton, kjo është e sigurt, pse ai nënshkrim duhet të shënojë pastaj sa gola? Shumë gjëra duhet të ndodhin.
“Ti e blen atë dhe më pas ai shënon 20 gola nga tani deri në fund. Kështu që ke një shans më të mirë për të fituar? Ndoshta, po. Nuk e di… por jam shumë i kënaqur me lojtarët që kemi.
“Nëse shikoni sasinë e golave që shënojmë, është më se e mjaftueshme për të fituar një Premier League, si dhe numrat tanë të tjerë. Realiteti është se nëse dikush tjetër shënon më shumë, kjo është jeta, kështu që ne duhet të jemi më të mirë”.







