Arsenal-i “ngec” me Brighton-in, një penallti e pazakontë ndëshkon Topçinjtë (Video)

4 Janar 2025
20:33
Telesport
back button

Arsenal ka barazuar 1-1 kundër Brighton në javën e 20-të të Premier League.

Një rezultat ky që rrezikon ta largojë akoma më shumë me vendin e  parë ekipin e Arteta-s, në rast të një fitoreje nesër të Liverpool-it kundër Manchester United.

Kujtojmë se Të Kuqtë kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar kundër Everton-it.

BRIGHTON-ARSENAL 1-1 – GOLAT – VIDEO

Gjithçka ka nisur mirë për londinezët që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 16-të me talentin Nwaneri.

Në minutën e 61-të, Brighton ka fituar një penallti për një faull të shkaktuar me kokë nga ana e Saliba-s. Te pika e bardhë është paraqitur Joao Pedro, i cili nuk ka gabuar.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit