Arteta: Të zhgënjyer se lamë sërish dy pikë, ajo ishte një penallti e çuditshme

5 Janar 2025
12:54
Telesport
back button

Arsenal arriti një barazim zhgënjyes 1-1 ndaj Prighton, që mund t’i kushtojë shumë në renditjen e Premier League. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta foli i mërzitur par kotë rezultat.

Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse e nisëm mjaft mirë ndeshjen dhe shënuam një gol. Më pas na mungonte kontrolli, humbëm topin dhe nuk i bëmë gjërat e thjeshta aq mirë sa duhej”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Nuk kishim dominimin që na duhej. Loja ka qenë gjithmonë e hapur, por pa pësuar praktikisht asgjë nga kundërshtari”.

Për penalltinë e Brighton, ai tha: “Jemi vërtet të zhgënjyer me vendimin që çoi te goli, sepse nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Ai madje prek topin”.

Më pas, ne kurrë nuk e pozicionuam veten në zona që të mund të krijonim raste dhe të kundërpresim në kohën e duhur. Mendoj se duhet të bëjmë shumë më mirë dhe për fat të keq humbëm dy pikë”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit