“Nuk funksionon ashtu”, mesazh i fortë nga Van Dijk për Liverpool-in

15 Janar 2025
19:03
Telesport
back button

Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, ka pohuar se skuadra e tij duhet të ishte më cinike në barazimin 1-1 kundër Nottingham Forest në Premier League.

Pas përfundimit të ndeshjes, Van Dijk u pyet nëse Të Kuqtë duhet të kishin fituar të tre pikët.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar u përgjigj:

“Po, duhet, veçanërisht bazuar në paraqitjen e pjesës së dytë.

“Unë mendoj se ne krijuam shumë raste, veçanërisht kundër një ekipi që nuk pranon shumë raste. Por është futboll, duhet të kishte qenë, mund të kishte qenë, nuk funksionon ashtu”.

Duke ndarë mendimet e tij për pasaktësitë e Liverpool-it para portës, Van Dijk shtoi:

“Ata luajtën shumë mirë dhe dhanë gjithçka, një meritë e madhe për ta gjithashtu. Por duke parë ekipin tim, mendoj se ne duhet të kishim bërë më mirë me finalizimin e rasteve tona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit