Arsenal-i fiton me përmbysje ndaj Tottenham-it dhe i afrohet kreut (Video)

15 Janar 2025
22:55
Telesport
back button

Arsenal-i ka mundur 2-1 Tottenham-in në javën e 21-të të Premier League dhe ka shkuar vetëm katër pikë larg Liverpool-it kryesues.

Fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s në derby. Spurs kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të me Son, por Topçinjtë kanë arritur të përmbysin gjithcka në harkun e katër minutave.

ARSENAL-TOTTENHAM 2-1 – GOALT – VIDEO

Një autogol i Solanke në minutën e 40-të dhe një gol në minutëne   44-t i Trossard i kanë dhuruar tri pikët Arsenal-it.

Vazhdon ngjitja e Newcastle në renditje. Bardhezinjtë kanë marrë fitoren e radhës pasi kanë mundur 3-0 në shtëpi Wolves.

NEWCASTLE-WOLVES 3-0 – GOLAT – VIDEO

Protagonisti i ndeshjes ka qenë i përhershmi Isak, autor i dy golave dhe një asisti.

Evertoni i Brojës, i cili nuk ka qenë në dispozicion për shkak dëmtimi, është mundur 1-0 në shtëpi nga Aston Villa, ndërsa Crystal Palace ka fituar 2-0 në transfertë kundër Leicester.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit