Te Liverpool ende shijojnë fitoren 2-0 ndaj Brentford në kampionat, sukses që erdhi pas dy golave të Darwin Nunez në kohën shtesë. Ai e nisi ndeshjen nga stoli, por impakti që pati ishte i madh, duke mbajtur “reds” larg rivalëve në Premier League.
Portieri i Liverpool, braziliani Alisson, komentoi fitoren e ekipit të tij për BBC, duke thënë: “Ne luftuam shumë dhe mendoj se i merituam tre pikët për mënyrën se si luajtëm ndaj një rivali të vështirë. Është një rezultat i shkëlqyer për ne”.
Duke folur për Darvin Nunez, portieri shtoi: “Kur hyri në fushë ai tregoi cilësitë e tij dhe se sa i rëndësishëm është ai për këtë ekip. Ndonjëherë ne nuk fitojmë ndeshje sepse nuk mund të përfundojmë me suskes aksionet tona në zonën kundërshtare”.
“Kemi krijuar shumë, fituam, por unë gjithmonë shikoj performancën tonë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen tonë. Këto janë fitore që të shijojnë më shumë. Mund të kishim dalë nga fusha pa fitore, por në fund festuam sit ë çmendur me meritë”, tha Alisson.







