“Të luaja me Liverpool më ndihmoi që të bëhem edhe kapiten e Francës”

21 Janar 2025
8:39
Telesport
back button

Humbja e tre lojtarëve kryesorë si Van Dijk, Alexander Arnold dhe Salah do të ishte një goditje e rëndë për Liverpool, por trajneri Arne Slot mund të llogarisë në një rikuperim thelbësor në mbrojtje si Ibrahima Konaté. Mbrojtësi 25-vjeçar francez është rikuperuar nga dëmtimi i gjurit që e mbajti jashtë për një muaj dhe po përgatitet për t’u rikthyer në fushat e Champions League, sot kundër Lille.

Konate kujton verën e vitit 2021, kur erdhi te Liverpool: “Isha 21 vjeç, isha vërtet i ri dhe lojtarët rreth meje ishin më të vjetër. Mendoj Jam rritur në çdo situatë, si njeri, si lojtar dhe kam fituar shumë experience. Klubi më ndihmoi shumë për t’u bërë kapiten i kombëtares franceze. Ishte një moment i madh për mua, por ishte vetëm fillimi dhe duhet të punoj shumë për të vazhduar në këtë rrugë”.

Konate ka disa objektiva për të ardhmen, teksa synon të shënojë më shpesh: “Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për një mbrojtës. Ne duam të mbajmë gjithmonë portën e pastër. Unë kam shënuar pesë gola dhe shpresoj të shënoj më shumë. Gjithsesi, më e rëndësishmja është të mos pësojmë gold he fitojmë”.

“Reds” i duhet vetëm një pikë për të konfirmuar vendin e tyre në 1/16 e Champions: “Ky është një nga objektivat tona, të përfundojmë të parët. Luajmë kundër Lille. Ata janë një ekip shumë të fortë dhe ne duhet të jemi gati sepse ata do të vijnë këtu për të marrë një rezultat kundër nesh. Ne do të përpiqemi të marrim tre pikët sot”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit