Chelsea thuhet se ka vendosur një çmim prej 70 milionë sterlinash për Christopher Nkunku, i cili besohet të jetë i pakënaqur me rolin e tij aktual në klub.
Nkunku, 27 vjeç, nuk ka arritur të konfirmojë veten si titullar te Blutë nën drejtimin e trajnerit Enzo Maresca. Ai ka qenë titullar në vetëm tre nga 18 ndeshjet e tij në Premier League këtë sezon.
Tani, sipas gazetarit të Sky Sports, Kaveh Solhekol, Chelsea po synon ta mbajë Nkunku në merkaton e janarit mes spekulimeve të fundit për largim.
Ata do ta shisnin yllin vetëm për një tarifë prej rreth 70 milionë sterlina.
Ndërkohë, Bayern Munich dhe dy klube të Premier League kanë pyetur për Nkunku në të kaluarën e afërt. Sulmuesi, nga ana tjetër, është i pakënaqur me situatën e tij në Chelsea dhe shpreson të kalojë te Bayern.
Nkunku, kontrata aktuale e të cilit do të përfundojë në qershor 2029, ka luajtur 28 ndeshje gjithsej për blutë këtë sezon. Ish-ylli i Leipzig ka shënuar 13 gola, duke përfshirë vetëm dy në Premier League, këtë sezon.







