Mesfushori i Arsenal-it, Declan Rice po i kërkon bordit të klubit të mbështesë trajnerin Mikel Arteta në blerjen e një sulmuesi të ri këtë muaj.
Pas fitores në Champions League kundër Dinamos së Zagrebit, Rice pranoi se lojtarët tani po ndiejnë mungesën e opsioneve në sulm.
“Unë mendoj se tani që kemi humbur Gabin (Gabriel Jesus), ai ndoshta do të jetë jashtë për një vit, bëhet vërtetë e vështirë”, tha ai.
“Jam i sigurt se trajneri ndoshta do të kërkojë diçka, sepse kemi mangësi në sulm. Nuk do të befasohesha nëse do të bëhej diçka”.







