Arsenal ishte një nga tetë skuadrat që u kualifikua direkt në fazën tjetër të Champions League, duke evituar fazën play off. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze të parë, “topçinjtë” fituan 2-1 në fushën e Girona.
“Jemi vërtetë mirë për momentin. Gjërat po shkojnë mirë”, u shpreh i kënaqur për fitoren dhe kualifikimin trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.
Ai këmbëngul se besimi i ekipit të tij po rritet pas një sezoni jashtëzakonisht pozitiv në Champions League. “Kemi fituar katër ndeshjet e fundit në Champions, por fitorja në këtë kompeticion është shumë kërkuese”, shtoi spanjolli.
“Në përgjithësi skuadra ka qenë shumë e qëndrueshme, pavarësisht nga të gjitha problemet me të cilat janë përballur. Shpresojmë që të kemi më shumë besim në faktin se ne jemi një ekip i mirë dhe mund të përballemi me këdo dhe të luajmë dhe të fitojmë ndeshje”, deklaroi Arteta.
Trajneri i Arsenal lavdëroi 17-vjeçarin Ethan Nëaneri, që shënoi në debutimin e tij në Champions: “Kjo është ajo që ne duam tek ai. Ethan është shumë agresiv. Ai është kaq i qetë dhe i sigurt në aftësitë e tij. Në moshën 17-vjeçare, të shënosh një gol vërtet të rëndësishëm në Champions League nuk është shumë e zakonshme”.







