Mallkimi vazhdon për trajnerin Arteta, tjetër sulmues i dëmtuar për Arsenal

7 Shkurt 2025
11:38
Telesport
back button

Pas Bakayo Saka dhe Gabriel Jesues, një tjetër sulmues është dëmtuar për Arsenal. Bëhet fjalë për Gabriel Martinelli.

Braziliani u dëmtua pak para përfundimit të pjesës së parë, gjatë ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Carabao Cup kundër Newcastle.

Martinelli u rrëzua duke mbajtur kofshën e tij dhe më pas u zëvendësua nga Ethan Nëaneri. Klubi pritet ende të mësojë shkallën e saktë të dëmtimit të Martinelli.

Nëse lëndimi do të konsiderohet i rëndë, 23-vjeçari do t’i shtohej një liste në rritje të të dëmtuarve te “topçinjtë”, duke e bërë të vështirë situatën për trajnerin Mikel Arteta.

Trajneri konfirmoi se lojtari do të bënte një MRI, duke thënë: “Ai ndjeu diçka, mendoj se ishte kërthiza e tij dhe ai nuk ishte i qetë për të vazhduar. Ne do të duhet të bëjmë një skanim MRI për të parë shkallën e dëmtimit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit