“Nuk e kam idenë se çfarë sjell e ardhmja, gjithçka do të vendoset në momentin e fundit”

7 Shkurt 2025
12:19
Telesport
back button

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk u shpreh edhe një herë se nuk ka asnjë ide në lidhje për të ardhmen e tij te Liverpool. Ai u shpreh sot, një ditë pas fitores 4-0 ndaj Tottenham në Carabao Cup, se nuk është marrë asnjë vendim.

Kapiteni i “reds”, i cili shënoi golin e fundit të skuadrës së tij në “Anfield” në këtë ndeshje, i skadon kontrata në verë dhe mund të largohet me koston zero. Ai mund të flasë me çdo klub jashtë Anglisë për një marrëveshje paraprake.

Nuk e kam ende idenë se çfarë do të sjellë e ardhmja. Kushdo që thotë se e di të ardhmen time, ju garanton se e ka gabim. Nuk ka asnjë të re as në lidhje me qëndrimin tim te Liverpool”, tha Van Dijk.

Mediat thanë se 33-vjeçari kishte rënë dakord për një marrëveshje të re për të qëndruar në “Anfield”, por Van Dijk i hodhi poshtë këto sugjerime. Ndërkohë që ai kërkohet edhe në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit