“Të fitosh titullin në Premier është si të ngjitësh Everestin, uroj të jemi të lumtur në fund të sezonit”

19 Shkurt 2025
9:31
Telesport
back button

Liverpool do të përballet me Aston Villa sot në mbrëmje, një shans i artë për “reds” për t’u shkëputur në 10 pikë ndaj Arsenal. Skuadra e trajnerit Arne Slot do të përballet me Aston Villa tri ditë pas suksesit të vështirë ndaj Wolves. Mbrojtësi skocez Andrew Robertson komentoi ndeshjen e sotme.

Asnjëherë nuk është gjithmonë e lehtë. Mendoj se kemi mësuar se me kalimin e viteve ka gjithmonë ka ulje-ngritje, ka gjithmonë kthesa dhe mendoj se kjo është gjithmonë rasti kur arrin në fund të sezonit, pavarësisht se ku përfundon”, tha skocezi.

Duke folur për garën për titull, Robertson vazhdoi: “Asnjëherë nuk është e lehtë të fitosh titullin në Premier League, është njësoj sikur të ngjitësh Everestin. Padyshim që mbështetja nga tifozët ka qenë e pabesueshme për ne deri më tani. Mund të ketë momente nervozizmi dhe të vështira, por shpresojmë që të gjithë të jemi të lumtur në fund të sezonit”.

Kalendari po bëhet intensiv dhe ky është një moment vendimtar i sezonit. Por na takon neve të përpiqemi duke shtyrë në të njëjtin drejtim, duke mbështetur njëri-tjetrin. Mendoj se e kemi bërë shumë mirë deri më tani dhe do ta bëjmë këtë deri në fund të sezonit”, u shpreh Anderson.

Luajmë në fushën e Aston Villa, ndaj do të jetë një lojë tepër e vështirë. Ata janë mposhtur vetëm një herë atje këtë sezon dhe e di se sa të fortë janë dhe sa mirë mund të luajnë, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë”, përfundoi skocezi i Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit