Liverpool është shkëputur 11 pikë nga Arsenal në renditjen e përgjithshme dhe janë të shumtë ata që mendojnë se “reds” tashmë e kanë siguruar titullin kampion në Premier League. Gjithsesi, kapiteni e mbrojtësi Virgil van Dijk shprehet se nuk ka vend për vetëkënaqësi.
“Tifozët mund të këndojnë çfarë të duan. Ne padyshim që na pëlqen atmosfera, por puna jonë është në fushën e gjelbërt. Ka edhe 10 ndeshje të tjera për t’u luajtur, ndaj asgjë nuk është vendosur ende. Derisa të vendoset, ne nuk do të tërhiqemi”, tha Van Dijk për mediat.
“Unë do të jem djali i mërzitshëm në këtë kuptim, sepse do të them për të tjerët në ekipin tim që të ruajnë qetësinë. Askush nuk duhet të kënaqet duke fituar ndeshjet, pasi luajmë pothuajse çdo tre ditë dhe ka shumë rrugë deri në fund”, shtoi mbrojtësi holandez i Liverpool.
“Ne e kemi vendosur veten në një pozicion shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë se është bërë gjithçka. Unë vazhdoj t’u kujtoj lojtarëve se nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Ne gjithnjë duhet të fitojmë e t’u dërgojmë një mesazh të qartë rivalëve”, u shpreh Virgil Van Dijk.







