Slot: Dy ndeshjet e fundit nuk shkuan ashtu si donim, ata e fituan finalen falë lojës në ajër

17 Mars 2025
8:35
Telesport
back button

Brenda pak ditësh, skuadra e Liverpool humbi dy ndeshje që i hoqën dy tituj nga duart. Humbja e djeshme ndaj Newcastle në finalen e Carabao Cup ishte një zhgënjim i madh për “reds”. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, tha se forca e Newcastle në duele ishte një faktor i rëndësishëm në humbjen e tyre.

“Magpies” fituan 68% të betejave ajrore. “Rezultat zhgënjyes, paraqitje zhgënjyese. Krejt ndryshe nga sa u ndjeva pas ndeshjes me Paris Saint-Germain. Kjo finale kishte të bënte vetëm me të luajturit e dueleve dhe nuk kishte fare intensitet në drejtim të vrapimit“, tha trajneri holandez.

Loja ishte e ngadaltë, jo intensive, kështu që është e vështirë të gjykosh nëse ishim fizikisht të gatshëm. Në duelet ajrore, ata fituan 9 nga 10 të tilla, gjë që solli edhe golat e tyre. Ata janë më të fortë në atë pjesë të futbollit se ne dhe kjo është arsyeja pse ata na mundën”, tha Arne Slot.

Ishte një javë e vështirë, por ishte gjithashtu një javë ku ne e rritëm epërsinë tonë në 12 pikë në kampionat. Kështu që, nuk ishte e gjitha negative, por dy ndeshjet e fundit nuk shkuan ashtu siç donim. Kjo është pjesë e futbollit, kjo është ajo që mund të ndodhë”, u shpreh Arne Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit