Skuadra e Manchester City ka marrë leje nga Bayer Leverkusen për të nisur bisedimet me Florian Wirtz. Lojtari dhe familja e tij fluturuan drejt Anglisë të martën për bisedime.
Negociatat mes të gjitha palëve mbeten në vazhdim dhe te “citizens” shpresojnë të përfundojë sa më shpejt një marrëveshje për mesfushorin sulmues.
Mësohet se ka një marrëveshje verbale mes klubeve, por ende mungon ajo me lojtarin. Te Manchester City shpresojnë të përfitojnë nga fakti se “aspirinat” dëshirojnë ta shesin lojtarin në një kampionat tjetër dhe jo te rivalët e Bundesliga.
Edhe Bayern Munich po shtyn fort për të nënshkruar me Wirtz dhe janë të bindur se mund ta bindin atë të bashkohet këtë verë. Gjithsesi, lojtari që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Leverkusen ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.
Për çdo klub që dëshiron ta marrë do të jetë problem kërkesa e lartë financiare që Leverkusen kërkon për 22-vjeçarin, mbi 100 milionë euro. Vlera e futbollistit në merkatos, sipas Transfermarkt, është 140 milionë euro.







