Thashethemet për një lamtumirë po marrin formë gjithnjë e më shumë, ndërkohë që nga data 1 qershor është hapur merkato e verës. Sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz, i ka habitur të gjithë me një mesazh në Instagram.
Sulmuesi kolumbian ndjeu dëshirën t’u drejtohej tifozëve të Liverpool, shokëve të tij, stafit dhe punonjësve të klubit për t’i falënderuar për sezonin. Një mesazh që shumë, mes mbështetësve dhe jo, e kanë përkthyer si lamtumirë.
“Dhe kështu përfundon një sezon tjetër në këtë klub të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë sezoni! Titulli i shumëpritur më në fund u rikthye në “Anfield”. Premier League është e jona dhe është e pabesueshme të dimë se askush nuk dyshon për faktin se ne ishim më të mirët dhe se e meritonim vërtet”, thotë Diaz.
“Ne ishim një ekip i vërtetë, një grup i bashkuar, një familje e mbështetur gjithmonë. Është e vështirë të gjesh fansa kaq të devotshëm dhe të pasionuar në botë. Kushdo që luan me këtë stem, një ditë do t’i mungojë kjo atmosferë e jashtëzakonshme”, shtoi kolumbiani.
Në fund, Luis Diaz shtoi: “Mirënjohja ime shkon për të gjithë: shokët e skuadrës, stafin teknik, stafin e klubit dhe tifozët. Ishte një sezon i paharrueshëm, të cilin do ta mbaj gjithmonë në zemër”.
Për kolumbianin përflitet një transferim te Barcelona, një tjetër ekip kampion, që nuk e ka fshehur interesimin për nënshkrimin e tij. Edhe Al Nassr është në kërkim të një zëvendësuesi të vlefshëm të Cristiano Ronaldo.







