Liverpool në telashe, mbrojtësi francez i pakënaqur, refuzon ofertën e ardhur nga klubi

25 Qershor 2025
10:31
Telesport
back button

Ibrahima Konate ka refuzuar ofertën fillestare të Liverpool për të zgjatur kontratën e tij. Lajmi është konfirmuar nga “The Guardian”.

Më 1 korrik, qendërmbrojtësi 26-vjeçar francez do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij aktuale me “reds”.

Thuhet se Konate është i zhgënjyer nga oferta e bërë nga Liverpool, me përfaqësuesit e tij që po kërkojnë një pagë bazë më të lartë, pasi oferta e re bazohej kryesisht në përmbushjen e objektivave të caktuara të performancës.

Nga ana tjetër, edhe qendërmbrojtësi tjetër Jarell Quansah është në prag të mbylljes së një transferimi prej 34 milionë eurosh te Bayer Leverkusen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit